Kuriozitet

“Astronauti” tallet me rrugën e shkatërruar

Një artist indian ka gjetur një formë qesharake për të protestuar rreth rrugëve të pa asfaltuara në Indi.

Artisti Baadal është veshur si astronaut dhe me një perfomancë artistike u tall me gropat e rrugës, të cilat ai i shihte si kratere planetësh, transmeton KTV.

Në videon që është bërë virale gjatë së martës, artisti dukej sikur njëmend po ecte në sipërfaqen e planetit të Marsit.

E gropat e rrugës dhe ndriçimi shfaqnin në video një ngjyrë të ngjashme me atë të planetit të kuq.

Veshja si astronaut ishte një tjetër vepër e artistit indian që shpesh ka përdorur artin për të kritikuar qeverisjen e dobët në qytetin e tij Bangalore.