Eksperti i vullkanit bie në të...dhe shpëton

Eksperti i vullkanit bie në të...dhe shpëton

23 shkurt 2017 15:10

Një ekspert i vullkanit ka rënë aksidentalisht në një vullkan aktiv, transmeton koha.net.

Eksperti argjentinas 60 vjeçar, Rodolfo Alvarez ka rrëshqitur në kraterin e vullkanit Masaya në Nikaragua, raporton dailymail.

Ai është shpëtuar nga një zjarrfikës dhe një nikaraguan 25 vjeçar, i cili po ashtu ka rrëshqitur në të.

Të dy kishin qenë duke punuar vetëm buzë kraterit të lidhur me litar, kur ai shpërtheu dhe tërhoqi ata shumë metra brenda tij.

Ata menjëherë kanë përjetuar dehidratim nga temperaturat e larta. Zjarrfikësi ka përdorur pajisjet e tij dhe litarin për të zbritur poshtë për të shpëtuar ata.

Që të dy burrat ishin “në gjendje të mirë dhe stabile”, ka thënë një zyrtar nga qeveria.

Vullkani Masaya gjendet rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit të Nikaraguas, Managuas, i cili vizitohet shumë nga turistet dhe ekspertët e vullkanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme