Kuriozitet

Ndalohet plastika në Everest

Foto: AFP

Autoritetet nepaleze kanë ndaluar plastikën njëpërdorimshe në rajonin Everest

Kjo është përpjekje për të zvogëluar mbeturinat e lëna nga alpinistët

Ndalimi do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020, transmeton KTV

“Kjo do të ndihmojë në pastërtinë e rajonit të Everestit dhe maleve për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Së fundmi, autoritetet pastruan 11 tonë mbeturina nga Mali Everest

Qeveria nepaleze ka marrë edhe vendime tjera për ta shtuar sigurinë në Everest