Kuriozitet

Sot është dita e maceve

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit.

Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2002 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të llastuar edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.

Pavarësisht vendit apo klimës, në botë besohet se ekzistojnë rreth 500 milionë mace të cilat kalojnë gardhet e shtëpive duke u sjellë jo pak herë edhe telashe pronarëve të tyre, transmeton ksp.

Megjithatë, sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin.

Sipas të dhënave të fundit, aktualisht numërohen rreth 36 lloje macesh.