Kuriozitet

Parashikimet e frikshme të Vangës dhe “Lajmëtarit të Perëndisë”

Descriptive Text

Para se të ndërronte jetë në vitin 1996, Baba Vanga e njohur edhe si “Nostradamusi nga Ballkani”, parashikoi krizën e refugjatëve, pushtimin e tyre në Europë si dhe luftën e ardhur nga ISIS.

“Myslimanët do të përdorin luftën kimike kundër europianëve në vitin 2017”.

Paralajmërimi përshtatet me ngjarjen e disa javëve më parë në Siri, me sulmin e dyshuar që diktatori i Sirisë Bashar al-Assad bëri ndaj popullit të tij.

Vëmendja ndaj parashikimeve të saj është rikthyer pasi një tjetër mistik, që parashikoi presidencën e Donald Trump, pretendon të dijë datën e saktë të fillimit të Luftës së Tretë Botërore, transmeton KJ.

I vetëdeklaruar si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas beson se lufta bërthamore do të shpërthejë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimesë, mes muajit maj-tetor.

Nostradamusi nga Ballkani parashikoi Luftën e Tretë Botërore, e që vjen mes një frike të ngritur në dritën e tensioneve të: SHBA-së, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Kinës. Baba Vanga ka thënë se lufta bërthamore do të shkatërrojë botën dhe shumica e njerëzve do të vdesin nga kanceri i lëkurës dhe nga armët kimike.

Para se të vdiste, Baba Vanga me profeci të ftohtë, foli për përdorimin e armëve bërthamore dhe Luftën e Tretë Botërore. Ajo profetizoi një pushtim të Europës përgjatë 2016-es nga ekstremistët myslimanë,( e cila ende vijon).

Vanga e lindur në Bullgari, ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, ku njihej edhe si “Nostradamusi nga Ballkani”. Besohet se 85 për qind e parashikimeve të saj, kanë dalë të sakta. Në Rusi njihet edhe si një shenjtore e mbinatyrshme.

Disa besojnë se Baba Vanga parashikoi edhe Brexitin, pasi ajo paralajmëroi se Europa do të “pushojë së ekzistuari” deri në fund të këtij viti”.

Mistiku i verbër pretendon se kontinenti do të lihet pothuajse bosh dhe do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht e lirë nga çdo formë jete”. Veçanërisht, Baba Vanga parashikoi saktësisht se Presidenti 44-ë i SHBA do të ishte me ngjyrë.