Kuriozitet

Alpinisti nuk pagoi 10 mijë euro për ngjitje në Everest, dënohet me 25 mijë

Descriptive Text

Një alpinist është gjetur i fshehur në një shpellë në Everest pasi nuk ka dashur të paguajë 10 mijë euro për ngjitjen në majën më të lartë në botë.

Zyrtarët e Nepalit e kanë gjetur Ryan Sean Davyn në një shpellë në 6 mijë metra lartësi mbidetare, transmeton Koha.net.

Ai është urdhëruar që të zbresë nga ajo lartësi, i është konfiskuar pasaporta dhe do të dënohet me 25 mijë euro, kanë njoftuar këta zyrtarë.