Kuriozitet

Puerto Riko, gjyshit i rrëshqet nga duart mbesa 18-muajshe dhe bie drejt vdekjes nga anija në lartësi prej 46 metra

Një foshnje ka vdekur pasi ra nga kuverta e anijes Royal Caribbean në San Juan, Puerto Riko.

Vajza 18-muajshe po luante me gjyshin e saj në një sallë ngrënie në katin e 11-të të anijes, kur i rrëshqiti nga duart dhe ra nga lartësia 46 metra.

Zona e ngrënies ka dritare të mëdha dhe njëri xham ishte i hapur.

Gjyshi uli vajzën në dritare por humbi ekuilibrin dhe vogëlushja ra drejt vdekjes.

“Fatkeqësisht ajo vdiq nga përplasja”, tha Zëdhënësi i Autoritetit Portual, José Carmona.

Babai i foshnjës është një oficer policie në South Bend, Indiana.

Vajza po udhëtonte në San Juan nga kontinenti së bashku me prindërit e saj, vëllezërit e motrat si edhe katër gjyshërit.

Policia lokale po heton incidentin, i cili paraprakisht dyshohet si aksidental. Trupi i vajzës u dërgua për autopsi në San Juan./oranews