Në Tiranë, policia arreston një person se po vidhte në kontejnerë bërlloku Foto: Ilustrim

Në Tiranë, policia arreston një person se po vidhte në kontejnerë bërlloku

08 maj 2017 19:55

Një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë nën hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për portali “Syri” se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme.

E kjo ka ndodhur në zonën e liqenit artificial.

“Në rrugën ‘Anton Ashta’, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore, që pasi kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme