Franca stërvit shqiponjat që të luftojnë dronët

Franca stërvit shqiponjat që të luftojnë dronët

23 shkurt 2017 08:18

Ushtria franceze po stërvit shqiponjat për të interceptuar dronët armiq dhe të parandalojnë sulme terroriste.

Kjo nuk është historia e një filmi por një realitet që po hetohet në Mont de Marsan, në jugperëndim të Francës, ku shqiponjat stërviten që të godasin dronin me sqep duke e nxjerrë jashtë përdorimit dhe më pas për ta ulur në tokë të kapur me kthetrat e tyre.

Kjo ide në fakt është marrë nga policia holandeze dhe me sa duket po shfaqet shumë e efektshme, sepse ndihmon në punën e shërbimeve të sigurisë.

Grabitqari është i stërvitur që ta konsiderojë mjetin fluturues si një pre dhe për këtë stërvitet që i vogël që të hajë mbi një dron.

Në këtë mënyrë shqiponja e krahason dronin me ushqimin që duhet të gjuajë.

Më pas çdo sulm ndaj dronëve shpërblehet me një copë mishi.

Dronët që tashmë trajtohen kërcënim i konsiderueshëm për sigurinë, shpesh nuk i kalojnë katër kilogramë peshë.

Në rast se droni është më shumë se katër kilogramë, shqiponja nuk mund ta bllokojë me sukses dronin dhe rrezikon të plagoset.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme