Kuriozitet

Pushuesit në Gjirin e Lalëzit mundohen ta ndihmojnë delfinin që të lindë, i vogli nuk mbijeton

Një rast i rrallë është regjistruar këtë të diele në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri. Një delfin është parë në breg të detit teksa përpiqej që të sillte në jetë të voglin e saj.

Kjo bëri që dhe pushuesit të cilët kishin zgjedhur të pushonin në këtë plazh të afroheshin dhe të ndihmonin delfinin gjatë lindjes, transmeton Vizion Plus.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë prej pushuesve, delfini vogël mësohet se nuk ka mundur dot që mbijetonte.