Kuriozitet

Kinë, nis festivali ku gatuhen qentë

Rreth 1.5 milionë njerëz kanë firmosur peticionin kundër festivalit në Julin të Kinës, ku 10 mijë deri në 15 mijë qen konsumohen si ushqim.

Përveç mizorisë me të cilën trajtohen kafshët, para dhe gjatë therjes, shumë prej tyre janë vjedhur nga të zotët, pasi në zona të tjera të Kinës qentë nuk konsumohen për ushqim.

Fushatën për ta ndaluar këtë mizori e kanë mbështetur jo vetëm miliona njerëz nga Kina dhe nga e gjithë bota, por edhe aktorë të famshëm e persona me ndikim.

Megjithatë, tradita e fesetivalit vazhdon dhe qeveria kineze nuk ka marrë masa për t’i ndaluar. Banorët, nga ana e tyre, e shohin si ndërhyrje të tepruar, dhe e krahasojnë me faktin që edhe indianëve u duket çmenduri të hash lopët, e megjithatë, vendet e tjera i hanë.

Me mijëra qen, disa prej të cilëve janë vjedhur edhe nga oborret e familjeve që i mbanin si kafshë shtëpiake, mbahen në kushte të këqija para se të theren për festivain e përvitshëm në Julin, Kinë, ku gatimi i preferuar është mishi i qenit.

10 mijë deri në 15 mijë qen konsumohen si ushqim gjatë festivalit, ndërsa autoritetet dhe banorët nuk duan ta ndalojnë.

Si shembull, ata thonë që edhe lopët janë të shenjta për indianët, e megjithatë ata nuk u thonë europianëve të mos i therin.

Por pavarësisht kësaj, edhe në rajonin e tyre janë ngritur me qindra aktivistë të rinj që duan ta ndalojnë këtë festival, rreth 1.5 milionë njerëz kanë firmosur peticionin kundër festivalit

Përveç mizorisë me të cilën trajtohen kafshët, para dhe gjatë therjes, shumë prej tyre janë vjedhur nga të zotët.

{gallery}