Kuriozitet

Policia ndalon furgonin për 6 persona – i dalin 40

Policia në Kinë ka ndalur një furgon i cili po lëvizte me shpejtësi të ulët ku ka zbuluar se automjeti me gjashtë ulëse po transportonte 40 punëtorë ndërtimtarie.

Videoja e postuar më 3 maj, tregon momentin [e datës 30 prill] kur policia në Chongqing ndalon automjetin dhe i nxjerr punëtorët e ndërtimtarisë një pas një, raporton UPI.

Policia tha se në brendësi të automjetit, i destinuar për gjashtë pasagjerë, ishin në total 40 persona – 39 burra dhe një grua – dhe furgoni s’kishte ulëse fare në mënyrë që të fitohej hapësirë, transmeton Koha.net.

Punëtorët ishin nisur drejt një vend-punishteje në një zonë ndërtimi në qytet.

Policia tha se shoferi është gjobitur për tejngarkim të automjetit dhe i është konfiskuar furgoni.