Kuriozitet

Niset për në Romë të Italisë, përfundon në “Romë” të Gjermanisë

Descriptive Text

Një pensionist 81-vjeçar ka përfunduar në Gjermani gabimisht pasi ka provuar që të udhëtojë nga Newcastle, Angli, në Romë, Itali.

“Pelegrini” ishte në mision për të takuar Papën dhe ka vendosur që të shkojë në Romë me veturën e tij.

Ai është befasuar kur sistemi i navigacionit i tha atij se ka arritur, edhe pse s’kishte asnjë shenjë të ndërtesave ose arkitekturave të famshme që gjenden në Romë, shkruan “Metro” britanik, transmeton Koha.net.

Pensionisti, emri i të cilit nuk është zbuluar, është parkuar me veturë por nuk ka vendosur në mënyrë të duhur frenat e Jaguarit të tij.

Vetura e tij ka filluar të lëvizë prapa dhe, si për ironi, goditi një shenjë të komunikacionit në të cilin shkruante “Rom” – një qytet i vogël në veri të Rhine Westphalia, Gjermani. Ai ka përfunduar në këtë qytet pasi që ka gabimisht ka shkruar vendin ku do të shkonte në sistemin e navigacionit.

Image

Policia ka thënë se pas goditjes në shenjën e komunikacionit vetura është ndalur, por nuk dukej se ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë edhe pse është thirrur një ambulancë për të kontrolluar pensionistin.

“Pensionisti ishte duke shkuar në pelegrinazh. Ai është nisur për në Romë, ku shpresonte të vizitonte Papën”, ka thënë Monika Treutler, zëdhënëse e Policisë.

Pensionisti 81-vjeçar, i cili jeton në Britani të Madhe dhe ka prejardhje italiane, mund të jetë hutuar nga fakti se “Roma” shkruhet për Romën në Itali ndërsa “Rom” për qytetin e vogël në Gjermani.