Kuriozitet

Tifozi i Liverpoolit blen veturë 40 funte për ta shikuar finalen e Championsit

Një yll i Youtubet nga Anglia do të bëjë një udhëtim të pazakontë drejt finales së Champions League mes Liverpoolit dhe Tottenhamit pasi ka evituar shpenzimet e aeroplanit.

Simon Wilson, i cili më parë është futur fshehurazi në sfidën më të madhe të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, thotë se refuzon të shpenzojë aq shumë para për aeroplan.

Tifozi i zjarrtë i Liverpool ka blerë një Skoda Favorit GLXI për të shkuar në ndeshjen e së shtunës.

“Do të ngarkoj disa video në Youtube gjatë rrugës, por kjo nuk është arsyeja e vetme pse unë do të shkoj. Kam qenë shumë me fat që mora një biletë, gjithsesi përgjigja zgjati shumë dhe nuk mund të rezervoja një biletë”, tha Wilson.

Image

“Pastaj pashë online dhe transporti ishte 800 funte, një shifër qesharake. Kështu që kam blerë veturën më të lirë që mund të gjeja nëpërmjet Facebookut. Ajo ka kushtuar 40 funte dhe me të do të shkoj në Madrid”, përfundoi ai.