Kuriozitet

Pentagoni më në fund pranon se ka hetuar UFO-të

Një person nga Departamenti i Mbrojtës së SHBA-së, së fundi ka pranuar interesimin e Pentagonit në UFO, duke pohuar për një hetim të agjencisë për “fenomene të panjohura ajrore”.

Sipas një raportimi nga “The New York Post”, një përfaqësues i Pentagonit ka konfirmuar se qeveria e SHBA-së ka studiuar e hetuar për ‘avion misteriozë e të pa shpjeguar’, si pjesë e “Programit për Identifikimin e Avionëve Kërcënues të Avancuar”, i cili u bë publik në 2017-ën, transmeton koha.net,

Ish zyrtari Britanik i mbrojtjes, Nick Pope ka thënë për ‘New York Post’ se zgjedhja e fjalëve specifike është një hap i madh në mënyrën se si qeveria flet rreth avionëve të paidentifikuar.

“Ky pranim i ri e bënë të qartë se ata realisht kanë studiuar atë që për publikun njihen me termin UFO”, ka thënë ai.

{gallery}