Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Stadium në Turqi me pamjen e një… ëmbëlsire!

Kocaeli, 4 maj – Ka përfunduar 98 për qind e punës për ndërtimin e stadiumit të qytetit Kocaeli, që do të ketë një kapacitet prej 33 mijë vendesh, ndërsa veçoria më interesante e tij është pamja, që ngjason me ëmbëlsirën tradicionale turke, pismanije, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, AA.

Stadiumi, ndërtimi i të cilit është mbi një hapësirë prej 89 mijë metrash katrorë, pritet të jetë dhe simboli i këtij qyteti, pasi me pamjen e tij të jashtme do të ngjasojë me ëmbëlsirën karakteristike të tij, pismanijen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Po vazhdojmë punën për vendosjen e stolave, që është drejt përfundimit”, thotë drejtori i Zyrës së Rinisë dhe Sportit për këtë qytet, Muzaffer Çintimar.

“Në fund të muajit maj, stadiumi në Kocaeli, do të jetë gati dhe në të do të mund të luhet futboll. Momentalisht 98 për qind e punimeve kanë përfunduar. Janë ndërtuar të gjitha rrugët lidhëse. Është përfunduar ndërtimi i rrethinave dhe hapësriave të gjelbërimit, ndërsa vazhdon asfaltimi i rrugëve për rreth”, tha ai.