Burgoset pasi rrah kangurin për vdekje

Burgoset pasi rrah kangurin për vdekje

22 shkurt 2017 16:32

Dy burra janë burgosur në Australi pasi policia ka zbuluar një video, ku shihet njëri nga ta duke e rrahur kangurin për vdekje, transmeton koha.net.

Vance Jarvis ka rrahur kangurin për vdekje me një shkop të metaltë, nxitur nga shoku i tij, Craig House.

Policia ka gjetur një video ku shihen ata duke e rrahur kangurin në Burbury të Australisë e duke e gjuajtur me gurë.

Gjykata ka dënuar Craig House me 11 muaj burg, ndërsa shokun e tij me gjobë prej 10 mijë dollarë australianë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme