Kuriozitet

Nëna me djalin inskenojnë vdekjen për të marrë 140 mijë funte të sigurimeve

Një nënë është paraqitur sot në një gjykatë në Britani të Madhe me akuzat se ka inskenuar vdekjen e saj në Afrikë për të marrë 140 mijë funte nga sigurimet, raporton Daily Mail.

Arafa Nassib është akuzuar për inskenimin e vdekjes së saj me ndihmën e djalit 18-vjeçar, Adil Kasim dhe një burri tjetër, Yusuf Abdullah. Të tre raportohet se kanë inskenuar vdekjen për të përfituar para nga Scottish Widows mes marsit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Procesi gjyqësor kundër saj filloi muajin e kaluar kur ishte pohuar se Nassib kishte vdekur në Zanzibar të Tanzanisë.

Policia ka arrestuar Nassibin në shkurt kur ajo u kthye në Britani të Madhe nga Kanada.