Kuriozitet

Gjendet në Australi një gjarpër me tre sy

Autoritetet australiane të botës së egër kanë shpërndarë foto të një gjarpri me tre sy, të cilin e kanë gjetur në një autostradë në veri të vendit.

Parku i Territorit të Veriut sëbashku me shërbimet Botës së Egër kanë përshkruar gjarprin e gjetur si të “pa zakont”, transmeton koha.net.

E emërtuar si ‘Monty Python’, pitoni bebe ka vdekur vetëm pak javë pasi është gjetur.

Ekspertët kanë thënë se syri i tretë i gjarprit, në maje të kokës, është një mutacion natyral.

Pitoni 40cm i gjatë kishte probleme me të ngrënit për shkak të deformimit të tij, raporton BBC.

{gallery}