Kuriozitet

Pas Ukrainës, konsiderohet kandidatura e Vedatit të “Stupcave” për president të Kosovës

Pasi komediani ukrainas Volodomyr Zelenskiy fitoi garën presidenciale në Ukrainë, një komedian kosovar është propozuar për të qenë president i Kosovës.

Bëhet fjalë për Vedat Bajramin e “Stupcave” që është propozuar nga frontmeni i rok-grupit “Troja”, Bujar Berisha.

“I propozova Vedatit me kandidu për president të RKS. Çka mendoni ju?” ka shkruar Berisha në Instagram.

Image

Kujtojmë se Zelenskiy kishte fituar bindshëm garën në Ukrainë në garën me presidentin aktual Petro Poroshenko.