Kuriozitet

Kjo fotografi e bërë para djegies së “Notre Damet” bëhet virale në rrjete sociale

Descriptive Text

Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales “Notre Dame” në Paris pak para djegies së saj, është bërë virale në rrjetet sociale.

Fotografia tregon një burrë dhe të bijën e tij teksa luanin afër simbolit të Parisit, transmeton Koha.net.

Turistja Brooke Windsor ka publikuar në Twitter fotografinë duke thënë se e ka shkrepur atë pak para zjarrit të hënën dhe do të donte t’ia dhuronte burrit dhe të bijës së tij.

“E kam bërë këtë foto teksa largoheshim nga Notre Dame rreth një orë para zjarrit. Gati shkova te babai dhe doja t’i thosha nëse e donte foton. Tani do të doja ta kisha bërë. Twitter nëse bëni ndonjë magji, më ndihmoni t’i gjej”, ka shkruar ajo.

Deri tash, ky postim, është shpërndarë më shumë se 66 mijë herë për të gjetur personat në fjalë.

“Notre Dame” u përfshi dje nga flakët ndërsa në fund u bë e ditur se struktura bazë ka shpëtuar. Presidenti francez është zotuar të ndërmarrë fushata për të mbledhur fonde për të riparuar katedralen.