Kuriozitet

Policia ia merr Porschen shkëlqyese me arsyetimin se mund të verbojë shoferët e tjerë

Descriptive Text

Një shofer është urdhëruar nga Policia të qëndrojë jashtë rrugëve pasi që, sipas tyre, Porscheja e tij po shkëlqente shumë.

Policia në Hamburg, Gjermani, vërejti shoferin 31-vjeçar dhe e ndaloi atë, duke thënë se Porsche Panamera e tij ishte e rrezikshme, pasi mund të verbojë shoferët e tjerë.

Ata e urdhëruan të heqë fletët metalike dhe të ri-regjistrojë automjetin, por më vonë serish u kap në rrugë për të njëjtën arsye, pasi nuk kishte përmbushur detyrimet.

Pas ndalimit të dytë, policia mori çelësat, dokumentet dhe targat para se automjeti të tërhiqej në një garazh.

Shoferi u gjobit me një shumë të papërcaktuar të hollash dhe ai tash duhet të heqë fletët metalike nga vetura, në mënyrë që të dalë serish në rrugë./KosovaPress