Kuriozitet

Në Florida kapet një gjarpër pesë metra i gjatë

Një piton femër 5 metra i gjatë i kapur në Everglades të Floridas besohet se është gjarpri më i madh i kapur ndonjëherë më parë në një rezervë natyrore.

Shkencëtarët kanë thënë se pitoni me 73 vezë u zbulua përmes një pajisje të veçantë për gjetjen e vendndodhjes së tij.

Vjetëve të fundit në Floridë ka pasur kërcënime të shumta nga gjarprit. Everglades është një hapësirë me klimë tropikale e përsosur për pitonë.

Florida ka kërkuar heqjen e tyre dhe madje ka organizuar edhe gara për të larguar sa më shumë që mundet. Diku rreth 1600 njerëz ishin regjistruar në sfidën e parë në vitin 2013 ku ishin gjetur 68 gjarpri.