Kuriozitet

61-vjeçarja lind një vajzë për të birin e saj homoseksual dhe të dashurin e tij

Foto: The Guardian

Cecile Eledge, 61-vjeçare, lindi në Nebraska të SHBA një vajzë të ngjizur “in vitro” për llogari të të birit homoseksual Matthew, i martuar me Elliott Dougherty.

“Doja ta bëja si një dhuratë që i bën nëna të birit”, ka komentuar 61-vjeçarja.

Ky është rasti i parë në botë që një fëmijë lind nga gjyshja e vet, me një fekondim artificial, i cili përfshiu edhe motrën e Doughertyt.

Matthew kishte humbur vendin e punës si mësues në një shkollë katolike në Nebraska, pasi kishte deklaruar martesën e tij. Çifti, duke jetuar në një shtet konservator, kishte frikë se nuk do arrinin dot të merrnin lejen për të pasur një fëmijë.

Kështu, çifti vendosi të tentojë fekondimin “in vitro”.

Motra e Doughertyt, Lea Yribe, dhuroi vezët e saj, Matthew spermën, në mënyrë që foshnja të kishte materialin gjenetik nga të dy anëtarët e familjes.

Mamaja e Matthewit u ofrua për të çuar deri në fund shtatëzëninë, pasi mjekët kishin siguruar për gjendjen e mirë shëndetësore të saj.

Uma Louise Dougherty Eledge erdhi në jetë dy javë më parë.

Që atëherë, në rrjetet sociale u përhap një debat, me shumë komente pozitive, të cilat evidentojnë unitetin e madh dhe solidaritetin e dy familjeve, të cilat luftuan me çdo stereotip seksist, duke marrë pjesë kështu në një event të paprecedentë.

Por, nuk mungojnë as komentet negative dhe homofobe dhe insinutat (e tmerrshme) që Matthew të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të ëmën./oranews