Pas 8 vjetësh vuajtje nga lemza, shërohet

Pas 8 vjetësh vuajtje nga lemza, shërohet

22 shkurt 2017 10:54

Një grua më në fund ka shpëtuar nga lemza pas tetë vjetësh.

Danielle Kirkland është zgjuar në mars të vitit 2008 me lemzë dhe deri vitin e kaluar nuk i është ndalur lemza asnjëherë.

Ajo është diagnostikuar me lemzë kronike në tetor të vitit 2008 dhe kishte vizituar specialistë të ndryshëm dhe më në fund ka gjetur kurim.

Kirkland tha se është përzënë nga kolegji ku ishte duke ndjekur trajnimin për t’u bërë infermiere, sepse ajo ishte “bezdisëse” në klasë, transmeton Koha.net. “Jam munduar shumë që të kem kujdes, por lemza thjeshtë nuk ndalej”, tha ajo.

Njëherë tjetër, gjatë funeralit të nënës së një mikut të saj, atë e kaploi një varg lemzash dhe kështu të gjithë të pranishmit i bëri që të qeshin. “Fatmirësisht, mikut tim nuk i interesoi”, tha Danielle. “Situata u bë gazmore”.

Danielle mendon se lemza e saj është shkaktuar nga diafragma papritmas dhe pa dashje, duke filluar për shkak të një kombinimi të barnave kundër dhimbjeve që ajo i kishte marrë për artrit dhe migrenë.

Rreth katër vite më parë, Danielle filloi të marrë një ilaç të quajtur “metoclopramide” për të kontrolluar lemzën. Ky ilaç, në përgjithësi përdoret për të trajtuar problemet me ushqim, por Danielles i ka shkaktuar spazma të pakëndshme dhe kështu ajo më nuk e përdori.

Megjithatë, kjo e bëri atë që të kërkojë më shumë zgjidhje. Pra, ajo filloi të provojë një qetësues të muskujve të quajtur “tizanidine” i cili edhe bëri që ajo të shërohet.

“Me të vërtetë më ka ndihmuar”, tha ajo, duke shpjeguar se merr nga një kapsulë tizanidine çdo natë.

Tizanidine mori kohë rreth një muaj për të kryer punën e vet. Pas kësaj periudhe atë e ka kapur lemza gjashtë apo shtatë herë në ditë. Tani, nëse ajo nuk e merr këtë ilaç, e vëren menjëherë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme