Kuriozitet

“Doja dasmë, jo funeral”

Një 34-vjeçare e cila u diagnostikua me kancer vetëm pak ditë përpara dasmës së saj, mori vendimin së bashku me partnerin për ta mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore deri pas dasmës së tyre.

Charlotte Drake nga Oxfordshire mësoi se ishte prekur nga kanceri i gjirit. Ajo tregon se e mbajti sekret sëmundjen, pasi siç thotë, donte një “dasmë dhe jo një funeral”. Forma e saj e kancerit ishte agresive, dhe mjekët e kishin paralajmëruar për dy vite jetë nëse nuk do ta kapte në kohë dhe nuk do bënte trajtime, transmeton tvklan.

“Kur u diagnostikova isha 30 vjeç. Nuk kisha histori familjare me këtë sëmundje, nuk pija duhan, rrallë pija alkool dhe isha shumë e shëndetshme. Para se të shkoja në spital për të marrë rezultatet, isha në mëdyshje cilin fustan të blija online për muajin e mjaltit. Një orë më vonë në spital më thanë se kisha kancer. Isha e bindur se jeta ime kishte marrë fund dhe i thashë Luke (partnerit) që nuk mendoj se duhet të martohemi. Mendoja se do të shkatërroja jetën e tij. Por ai u tregua i mahnitshëm dhe më tha se do të vazhdonim sipas planit pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur. Luke dhe unë nuk u treguam të ftuarve tanë sepse donim të ishte një ngjarje e lumtur. Nuk donim mëshirën e tyre, ishte martesë dhe jo funeral”, tregon Charlotte.

Pas dasmës, çifti e shtyu muajin e mjaltit që kishte parashikuar, me qëllim që 34-vjeçarja të bënte ndërhyrje kirurgjikale. Një javë më vonë, ajo iu nënshtrua një tjetër operacioni. Më pas filloi kimioterapinë dhe radioterapinë. Tashmë çifti jeton i lumtur dhe Charlotte bën kontrolle të rregullta për shëndetin e saj. Ajo madje ka sjellë në jetë edhe një djalë.