Kuriozitet

Rrëqebulli i izoluar prej 10 vitesh në Shkodër, transferohet drejt Tiranës

Tiranë, 6 mars - Rrëqebulli i Ballkanit, i mbajtur prej më shumë se 10 vitesh në izolim në qytetin e Shkodrës, është transferuar drejt Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

PPNEA udhëtoi drejt Shkodrës për të asistuar në procesin e transferimit të rrëqebullit, të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Gjithashtu, në këtë proces morën pjesë përfaqësues të Inspektoratit të Mjedisit në Shkodër, AKZM dhe organizata “Four Paws”.

Rrëqebulli do të strehohet përkohësisht në një nga dhomat ekzistuese të Kopshtit Zoologjik. PPNEA po ndihmon institucionet përgjegjëse për ndërtimin e një ambienti të ri i cili do të përmbushë kushtet optimale për strehimin përfundimtar të këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Nisur nga fakti që rrëqebulli ka njërën këmbë të gjymtuar nga kapja me lak e para 10 viteve dhe nga mbajtja ne izolim për një periudhë të gjatë kohore, nuk ka mundësi që të lihet i lirë në natyrë.

{gallery}