Kuriozitet

Sozia e Kim Jong Un-it deportohet nga Vietnami

Sozia e Kim Jong Un është deportuar nga Vietnami të hënën.

Ai u arrestua më 22 shkurt, kur po organizonte një takim të rremë me sozinë e Donald Trumpit, Russell White, vetëm disa ditë para samitit të vërtetë mes dy udhëheqësve në Hanoi.

Howard X, i cili imiton liderin e Koresë së Veriut, u shpreh se autoritetet i thanë se arsyeja e dëbimit ishte viza e pavlefshme por sipas tij ky është vetëm një pretekst.

Ai u largua nga vendi nëpërmjet aeroportit të Hanoit dhe shoqërohej nga tre zyrtarë vietnamezë me uniformë.

Trump dhe Kim Jong Un do zhvillojnë samitin e tyre të dytë të mërkurën dhe të enjten në Hanoi, për t’i hapur rrugë çështjes së denuklearizimit të shtetit komunist.