Kuriozitet

Ferma vertikale që mund të ushqejë një qytet të tërë

Çdo vit revista e dizajnit eVolo mban një garë për qiellgërvishtësin si koncept më të mirë në botë, transmeton koha.net.

Këtë vit vendin e parë e ka zënë qiellgërvishtësi Mashambas, i cili është një fermë vertikale e cila do të mund të ushqejë një qytet të tërë të Saharës së Afrikës.

Qiellgërvishtësi konceptual mund edhe të çmontohet dhe të lëvizet në lokacione të ndryshme, ku është nevoja.

Ky qiellgërvishtës është i dizajnuar nga arkitektët Polak, Pawel Lipinski dhe Mareusz Frankowski, ndërsa në katet e sipërme mund të vendosen plehrat dhe farërat.

Në katet e tjera ka kopshte të fëmijëve, një zyrë mjekësore madje edhe një portë për dronë, i cili do t’i dërgonte ushqimet në zona të vështira, raporton BuisnessInsider.

Katet e poshtme do të shërbenin si dyqan, ku fermerët do të shisnin të mbjellat e tyre.

Shumë pjesë të kullës do të ishin modulare, pra që çmontohen, ku do të mund të transferohej nga vendi në vend.

“Qëllimi kryesor i projektit është që të sjellim revolucion të gjelbër te njerëzit më të varfër”, kanë shkruar Lipinski dhe Frankowski.

“Dhënia e trajnimeve, plehrave dhe farërave për fermerët e vegjël, mund të ju japë atyre një mundësi për të prodhuar sa më shumë prodhime për hektar, sikurse fermat e mëdha moderne”, kanë shtuar ata.

Qëllimi i kullës do të ishte rritja e mundësive bujqësore dhe luftimi i urisë në vendet e varfra të Afrikës.

“Sot të ushqyerit dhe varfëria mund të jetë problem vetëm në Afrikë, por popullsia në botë do të arrij në 9 miliardë deri në 2050-ën. Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se kjo do të rezultojë në mungesë të ushqimit global”, kanë shtuar dizajnuesit e kullës.

{gallery}