Kuriozitet

Në Australi fillon personalizimi i targave të automjeteve edhe me emotikone

Në Queensland, Australi, së shpejti do të fillojë mundësi që të personalizohen targat e automjeteve edhe me emotikonet të cilat i përdorim çdo ditë nëpër rrjetet sociale.

Sipas BBC, që nga 1 marsi, pronarët e automjeteve në këtë shtet australian do të jenë në gjendje të shtojnë një nga pesë emotikonet e ofruar pranë numrave dhe shkronjave në targat e tyre të regjistrimit.

Sigurisht, emotikonet nuk do të jenë pjesë e regjistrimit zyrtar, por do të shërbejnë vetëm si dekorim, me një maksimum prej pesë karakteresh - tre shkronja dhe dy numra, transmeton KosovaPress.

Image

Reagimet në rrjetet sociale ishin të ndara, disa e përshëndesnin vendimin e Queenslandit, ndërsa të tjerët janë të zemëruar, ndërsa për disa të tjerë ky lajm është vetëm argëtim.

Sigurisht, individët kanë vënë në dukje mbi të gjitha se shteti do të përfitojë nga kjo mundësi, pasi ky lloj i personalizimit nuk do të jetë shumë i lirë.

Pronarët e automjeteve që duan të shtojnë një emotikon në targën e tyre të regjistrimit duhet të paguajnë 450 dollarë australianë apo 283 euro.