Kuriozitet

Zgjidhet restoranti më i mirë në botë

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.

“Volfgat”, me vetëm 6 pjesëtarë stafi pa trajnim zyrtar, është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut, transmeton tch.

Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.

Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.

Vet kryekuzhinieri tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, pas marrjes së çmimit se ndihet i pavend atje.

“Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”, tha ai.

Filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.

Mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dinner view. #Wolfgat #Paternoster

A post shared by Wolfgat (@wolfgat) on