Zbulohet sistemi me 7 planete si Toka

Zbulohet sistemi me 7 planete si Toka

21 shkurt 2017 22:45

Shkencëtarët deklaruan mes entuziazmit thuajse një vit më parë, se kishin zbuluar tre planete të ngjashme me tokën në një yll të vogël 39 vite dritë larg nga ne.

Në atë kohë ata thanë se kapja e këtij sistemi ishte rastësore dhe se të tjera vëzhgime do të kryheshin. 

Dhe vëzhgimi disamujor me analizimin e të dhënave të marra prej sistemit të quajtur Trappist-1 rezultoi akoma më mbresëlënës. Nuk janë tre, as katër por plot shtatë planete të ngjashme me Tokën që vërtiten rreth këtij ylli, transmeton tch.

Studimi është kryer nga një grum astronomësh dhe shkencëtarësh ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Liezhit në Belgjikë.

“Kjo është hera e parë që shohim shtatë planete dhe që të gjithë vërtiten në zonën e jetës. Kjo ka qenë shumë mahnitëse edhe për vetë ne”, thotë Michael Gillon, astronom i Universitetit të Liezhit.

Krahasuar me sistemin tonë, sistemi Trappist-1 është më i vogël. Ylli i këtij sistemi është në përmasa sa gjysma e Diellit tonë dhe të shtatë planetet orbitojnë rreth tij në një largësi sa ylli ynë me Mërkurin.

Megjithatë, shkencëtarët thonë kushtet që në të shtatë planetet e këtij sistemi të ketë atmosferë të ngjashme me tonën dhe ujë në gjendje të lëngshme janë optimale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme