Kuriozitet

“Super Hëna e Borës” vjen këtë javë

Descriptive Text

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi “Super Snow Moon” (“Super Hëna e Borës”) e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.

Superhëna do të dalë më 19 shkurt dhe do jetë hëna më e madhe dhe më ndritur për vitin 2019.

Kjo është e dyta nga tre super hënat që do ndriçojnë qiellin këtë vit, duke ndjekur “Super Blood Wolf Moon” që ndodhi më 21 janar dhe i paraprin asaj që do vijë më 21 mars.

Shfaqja spektakolare e hënës njihet si “Hëna e Borës” sepse do dalë gjatë një periudhë që do bjerë shumë borë./oranews