Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli, i cili ftonte pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos mjekoheshin tek ai.
Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi, këto fletëpalosje u hoqën nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve, megjithatë ky rast u trajtua nga një televizion turk, që në lajmin e dhënë, këtë dentist e krahasoi me nazistët.
Gazetës ”Tiroler Tageszeitung” dentisti i sqaroi se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe se fletëpalosje ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk.