Kuriozitet

Gjurmë akullnajash në Afrikë

Gjenden gjurmë akullnajash antike në shkretëtirën e Namibisë. Aty ku rreth 300 milionë vjet më parë, kur Afrika e Jugut ishte e bashkuar me Amerikën e Jugut, kishte hapësira pafund akullnajash, ndoshta më tepër se Antarktida e sotme.

Lajmi që mbërrin pas studimeve të gjeologëve të Universitetit të West Virginia Graham Andrews dhe Sarah Brown, siç transmeton KlanPlus, është publikuar në revistën e Akademisë amerikane të Shkencave “Plos One”.

Sipas studiuesve bëhet fjalë për epokën Palezoike dhe ndryshimet që e kanë pasur atë periudhë kanë qenë të shumta.

Sipas studimeve të tyre mbi gjurmët në masivet shkëmborë kanë arritur në konkluzionin se në këto zona ishin krijuar akullnaja antike që lëviznin shpejt në atë peizazh të atëhershëm vullkanik, duke avancuar me rreth 800 m në vit.