Kuriozitet

Elon Musk e vë në shitje super shtëpinë e tij

Një nga shumë shtëpitë e miliarderit Elon Musk ka dal në shitje.

Krijuesi i Teslas ka vënë në shitje shtëpinë e tij katër-dhomëshe për 4.5 milionë euro. Kjo shtëpi gjendet në Los Angeles.

Shefi ekzekutiv i Teslas ka blerë këtë shtëpi, e cila konsiderohet shumë e vogël në krahasim me të tjerat që ai ka nën pronësi, me ish-gruan e tij Talulah Riley në 2013-ën për 3.695 milionë dollarë, transmeton koha.net.

Nëse çmimi i kërkuar nga ai për këtë shtëpi mbetet aq edhe kur të shitet, Musk fiton afër 1 milionë dollarë nga shitja.

Kjo shtëpi gjendet në Brentwood të Los Angelesit, nga ku shihet i gjithë qyteti.

Shtëpia është në formë të shkronjës “U”, ku në mes të saj gjendet pishina  dhe që të gjitha dhomat janë me pamje nga pishina.

{gallery}