Kuriozitet

Zbulohet një specie e re dinozauri me gjemba

Descriptive Text

Një specie e re dinozauri barngrënës, i pajisur me gjemba përgjatë shtyllës kurrizore, që i shërbenin për t’u mbrojtur, u zbulua në Patagoni, në jug të Argjentinës, njoftoi sot një studiues argjentinas.

I pagëzuar me emrin Bajadasaurus pronuspinax, i familjes së dikraeosides mendohet të ketë jetuar rreth 140 milionë vite më parë në një rajon të Argjentinës ku zbulimet e dinozaurëve janë të zakonshme, si ai i Giganotosaurus Carolinii, në 1993 i konsideruar si mishngrënësi më i madh i të gjithë kohërave.

“Ne besojmë se gjembat, tejet të gjata, të holla dhe të mprehta në kurriz dhe qafën e Bajadasaurus dhe të Amargasaurus cazaui (një tjetër specie e dicraeosaurids) mund t’i kenë shërbyer për të zmbrapsur grabitqarët e mundshëm”, deklaroi Pablo Gallina, studiues i Conicet dhe i Fondacionit “Félix de Azara” i Universitetit Maimonides të Buenos Aires.

Zbulimi u publikua në revistën shkencore “Nature”.

Një rikompozim i species parahistorike, është ekspozuar në Qendrën kulturore të shkencës në Buenos Aires./atsh