Kuriozitet

Vendosi kokën në guaskën e tualetit, zjarrfikësit i dalin në ndihmë

Zjarrfikësit zgjidhin shpesh jo vetëm zjarret, por edhe shumë probleme të tjera.

Njerëzit nganjëherë gjenden në situata të çuditshme që kërkojnë ndërhyrje të ekspertëve, dhe kjo ka ndodhur edhe me djalin që e vendosi kokën në guaskën e tualetit, por nuk mundi ta largojë më vonë.

Zjarrfikësit në Temple të Britanisë së Madhe kanë publikuar fotot gjatë shpëtimit të djalit të vogël në Twitter, transmeton KosovaPress.

“Ju lutemi mos e provoni këtë në shtëpi, thirrni profesionistët”, shkruan ata dhe treguan se gjatë intervenimit, djali vuri syze mbrojtëse.

Babai i djalit iu përgjigj zjarrfikësve duke thënë: “Do të ishte vetëm djali im që e bëri këtë”. Ai gjithashtu falënderoi kompaninë për ndihmën e dhënë.