Kuriozitet

Syri i publikuar si i “Kukësit” është i Nebraskës

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku shfaqej një liqen i ngrirë në formën e syrit. Fillimisht u raportua që ky liqen ndodhej në Kukës, por në të vërtetë ai gjendet në Nebraska të SHBA-së.

Kjo bukuri natyrore nuk ndodhet në vendin tonë, por në anën tjetër të oqeanit, në SHBA.

Liqeni i ngrirë i Nebraskës, i cili ka formën e një syri u rendit në top listën e 100 bukurive të rrjetit social “Reddit” dhe pas postimit është ngjitur me ritme të frikshme.

Fotoja e liqenit ka kapur pozicionet kryesore në klasifikim, duke marrë pafund klikime dhe shpërndarje/Gazeta Shqip.