Kuriozitet

Gjirafa i shpëton sulmit katër orësh të luanëve

Descriptive Text

Një gjirafë i ka shpëtuar sulmit katër orësh të gjashtë luanëve në një park në Afrikën e Jugut.

Gjirafa sapo kishte filluar të ushqehej në momentin e sulmit të luanëve që njëri prej tyre i kishte hipur në shpinë ndërsa dy të tjerë tentonin t’ia sulmonin këmbët për ta rrëzuar përtokë.

Videoja e sulmit është incizuar nga cicëroni i safarit, Emily Whiting e cila ka thënë se “kurrë nuk kishte parë diçka të tillë”.