Kuriozitet

Dashuria nuk njeh moshë, Macron dhe Trogneux 25 vjet diferencë

Emmanuel Macron, kandidati i qendrës për zgjedhje presidenciale në Francë u fut mbrëmë në balotazh me kandidaten Marinë Le Pen.

Por nga jeta e Macron mbase keni dëgjuar shumë pak, ndonëse as në politikë ai nuk ka shumë përvojë, shkruan DailyMail, përcjell Koha.net.

Emmanuel Macron është një 39 vjeçar i martuar me Brigitte Trogneux 64 vjeçare, pra kanë 25 vjet diferencë.

Dhe jo vetëm kaq, Brigitte ka qenë edhe profesoreshë e Macron kur ai ishte një adoleshent në shkollë.

Lidhja e tyre e dashurisë ka filluar kur ai ishte 18 vjeçar në një shkollë private në Amiens, në veri të Francës.

Ka shpresa të mëdha që Macron dhe Trogneux do të jenë banorët e ardhshëm në Pallatin Elize.

Takimi i tyre i parë ishte kur Macron ishte vetëm një 15 vjeçar.

Ndërkaq në moshën 17 vjeçare, Macron i kishte premtuar Trogneux se ai do të martohej me të.

Trogneux ka tre fëmijë me ish-burrin e saj, me të cilin është divorcuar dhe ka shkuar të jetojë bashkë me Marcon, me të cilin u martua në vitin 2007.

Rezultati i votimit për raundin e dytë do të jetë më 7 maj.

{gallery}