Kuriozitet

Foshnjës 5 muajshe i nxorën 56 guralecë nga veshkët

Mjekët e Qendrës klinike të Universitetit 19 Maj në Samsun (OMU) kanë operuar një foshnje pesëmuajshe duke i nxjerrë nga veshkat gjithsej 56 guralecë të vegjël të dimensioneve të ndryshme.

Rasti i rrallë në praktikën mjekësore ka ndodhur me djalin e vogël pesëmuajsh Tolgahan nga Ordua, i cili nga spitali në këtë qytet ishte transferuar për kontrolle detajore në OMU, ku mjeku specialist i urologjisë Berkan Resorlu përmes kontrollit ultrazë zbuloi guralecat në të dy veshkat, raporton AA.

Me ndërhyrje kirurgjike nga të dy veshkat janë nxjerrë 56 guraleca, ndërsa djaloshi shpejtë është rikuperuar dhe është lëshuar në shtëpi.

“Foshnja është shtruar në spital për shkak të problemit së pushuari të punës së veshkave deri te e cila erdhi për shkak të gurëve që u formuan si pasojë e një varg çrregullimesh gjenetike të cilat i zbuluam tek foshnja. Nga veshka e majtë nxorrëm 36, ndërsa nga e djathta 20 guraleca dhe kështu zgjodhëm problemin e foshnjës”, tha Resorlu.

Duke theksuar se ky është rast i rrallë që në moshë të hershme të vjen deri tek formimi i gurëve në veshka, Resorlu tha se kjo megjithatë ndodh, ndërsa në të shumtën e rasteve për shkak të problemeve të trashëguara gjenetike të metabolizmit apo anatomisë.