Kuriozitet

Bretkosat hipin mbi gjarprin gjigant për të ikur nga stuhia në Australi

Pas një stuhie shumë të madhe në veriperëndim të Australisë, Paul Mock ka dal jashtë ku ka parë një aleancë shumë të çuditshme të kafshëve.

“Liqeni ishte i mbushur me mijëra bretkosa e në mesin e tyre ishte edhe një gjarpër piton 3.5 metra i gjatë” ka thënë Paul Mock për Guardian Australia, transmeton koha.net.

“Ai (gjarpri) ishte duke lëvizur rreth barit për në liqe me rreth 10 bretkosa mbi të”, ka shtuar ai.



 

E sikur mos të ishte mjaftueshëm e çuditshme gjarpri duke ecur mbi bari me mbi 10 bretkosa mbi të, më vonë ai ka postuar edhe një foto të gjarprit në ujë, ku mbi kokë të tij mbahej një bretkosë.