Kuriozitet

Blen testet e ADN-së për tërë familjen për Krishtlindje – rezultatet dolën shokuese

Descriptive Text

Zakonisht, njëri nga anëtarët e familjes është personi i cili blen dhurata nga më të çuditshme për Krishtlindje.

Një njeri vërtetë ka blerë dhurata më të çuditshme ndonjëherë për tërë familjen e tij. Në kutitë e vogla që ai i ka përgatitur për t’ia dhuruar anëtarëve të familjes, ai kishte vendosur pajisjet për të bërë analizën e ADN-së, transmeton Koha.net. Kjo gati sa nuk shkatërroi festën e Krishtlindjes në familjen e tij.

Image

Ai këtë ngjarje e ka zbuluar duke e postuar në rrjetin social ‘Reddit’, duke treguar se si i kishte blerë këto pajisjet për bërjen e analizave të ADN-së dhe për ndonjë arsye ai ka menduar se kjo do të ishte një dhuratë shumë e mirë, kështu që ai bleu gjashtë copa – një për veten, për nënën, babanë, vëllanë dhe dy motrat, shkruan mirror.

Megjithatë, kur erdhi koha për të hapur dhuratat më 25 dhjetor, ai nuk ka pritur që do të kishte kaq shumë reagime.

Nëna e tij ishte kategorikisht kundër bërjes së testit të ADN-së, duke i thënë fëmijëve se këto pajisje për bërjen e testit nuk janë të sigurta, mund të jenë të rrezikshme. Po ashtu, nëna e tij thoshte që vetëm njëri nga fëmijët le ta provojë testin e ADN-së ndërsa pajisjet tjera t’i kthejnë atje ku i ka blerë.

Por, të gjithë fëmijët ishin kundër dhe kjo çoi në një diskutim mes të dy prindërve në dhomën e tyre.

Sipas postimit, prindërit kanë diskutuar rreth një orë, duke i lënën fëmijët të pyesnin veten se çfarë është duke ndodhur.


Lexoni edhe: 

Dhurata më e mirë për amerikanët për Krishtlindje - testi i ADN-së


Pas diskutimit, prindërit e tij dolën nga dhoma e tyre dhe fëmijëve u treguan një lajm shokues – njëri nga ta kishte tjetër baba.

“Doli se babai i njërës nga motrat e mia kishte vdekur shumë shkurt pas lindjes së saj. Shoku i mirë i nënës sime në atë kohë i doli në ndihmë dhe pastaj ata u dashuruan dhe krijuan këtë familje që kemi”, shpjegoi ai, transmeton Koha.net. “Ata nuk na treguan këtë ngjarje sepse për nënën ishte shumë e rëndë”.

Image

Pastaj, prindërit treguan disa ngjarje dhe fotografitë për herë të parë dhe ai thotë se kjo përvojë i bëri ata të jenë “edhe më të afërt si familje”.

“Kjo Krishtlindje nuk do të harrohet kurrë. Dhe po, të gjithë mezi presim t’i marrim rezultatet e testit të ADN-së. Urime Krishtlindjet të gjithëve!”, shkroi në fund ai.