"Panda e madhe" si paralajmërim për nevojën e mbrojtjes të specieve të rrezikuara

"Panda e madhe" si paralajmërim për nevojën e mbrojtjes të specieve të rrezikuara

20 prill 2017 11:39

Chengdu, 20 prill – Me qëllim të sensibilizimit të domosdoshmërisë për mbrojtjen e specieve të rrezikuara të kafshëve, në sheshin qendror të qytetit jugperëndimor kinez të Chengdu është vendosur një bust i madh i pandës, e cila që në ditën e parë është bërë atraksioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj.

Skulptura e pandës e lartë 15 metra është vendosur në sheshin qendror të qytetit para ndërtesës International Finance Square (IFS).

Skulptura e ekspozuar i pandës tashmë ka marrë emrin "I Am Here" (Këtu jam), i dizajnuar nga Lawrence Argent.

Administrata e qytetit në këtë mënyrë dëshiron që me ekspozitën e përhershme të sjellë në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së specieve të rrezikuara, veçanërisht pandës.

Chengdu është një nga mjediset më të rëndësishme ekonomike dhe të komunikimit në Kinën perëndimore dhe një nga dhjetë qytetet më atraktive për investime të huaja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme