Snajperistet vdekjeprurëse ruse që eliminuan 368 nazistë

Snajperistet vdekjeprurëse ruse që eliminuan 368 nazistë

19 prill 2017 19:05

Disa fotografi me ngjyra kanë shfaqur snajperistet vdekjeprurëse të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e këtyre fotografive është një e të ashtuquajturës “Zonja Vdekje”, që besohet të ketë vrarë 309 ushtarë nazistë.

Këto fotografi të snajperisteve të famshme i ka publikuar përkthyesja Olga Shirnina nga Rusia. Në këto foto shihen ushtaret ruse me snajperë në duar, siç është Dragunov.

Ato shfaqin Lyudmila Pavlichenko e njohur si “Zonja Vdekje”, e cila konsiderohet si snajperistja më e mirë në histori. Në një foto shihet Pavlichenko, e ashtuquajtur “Zonja Vdekje” që mban armën me krenari, transmeton Koha.net.

Image
Lyudmila Pavlichenko e njohur si “Zonja Vdekje” vrasësja e 309 nazistëve

Në një fotografi tjetër shfaqet Roza Shanina, përgjegjëse për vrasjen e konfirmuar të 59 nazistëve.

Image
Roza Shanina, përgjegjëse për vrasjen e konfirmuar të 59 nazistëve

“Ka pak pamje të ushtareve të Armatës së Kuqe. Unë vendos që të mbush këtë zbrazëti”, ka thënë Shirnina.

“Jam e interesuar për historinë e Rusisë, është plot dramatikë, ngjarje tronditëse që patën ndikim në historinë e shtetit dhe të botës”.

Image

Image
Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme