Ajsbergu rrit famën e një qyteti në Kanada

Ajsbergu rrit famën e një qyteti në Kanada

19 prill 2017 11:03

Një qytet i vogël në Newfoundland të Kanadasë papritur është shndërruar në një atraksion turistik fal një vizitori të ri – njëri prej ajsbergëve të parë të këtij sezoni.

Zona e Newfoundland dhe Labradori janë të njohura si “fusha të ajsbergëve” pasi çdo pranverë kalojnë ajsbergë të shumtë.

Ajsbergët zgjasin deri kah fundi i pranverës ose fillimi i verës, por një që ka ardhur së fundmi është fort i madh, raporton Canadian Press.

Madhësia e këtij ajsbergu ka zgjuar interesimin e turistëve që kanë ardhur në këtë qytet për të bërë foto.

Image

Image

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme