Kuriozitet

Kinezëve nuk u pëlqen “era e veturës së re”, Fordi synon ta eliminojë atë

Descriptive Text

Prodhuesi amerikan dëshiron të largojë nga makinat që shet në Kinë aromën e veçantë që ndihet në veturat e reja për të kënaqur klientët e saj.

Dihej prej kohësh se kinezët i donin limuzinat, dhe tani është mësuar se prodhuesit e makinave në atë vend nuk e pëlqejnë erën që ndihet në makinat e reja. Në fakt, shumë kinezë nuk e tolerojnë atë, shkruan “Detroit Free Press”.

Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2018 nga J.D. Power, më shumë se 10% e shoferëve në Kinë janë ankuar se janë të shqetësuar nga “era e një makine të re”, transmeton ksp. I ashtuquajturi “parfumi i ri i makinës” vjen për shkak të përbërjeve me origjinë organike të përdorur në brendësi të automjetit, si dhe përdorimi i kimikateve për fiksimin dhe mbylljen e disa pjesëve të makinës.

Për të zgjidhur këtë problem, Fordi amerikan doli me idenë e eliminimit të erës nga automjetet e reja, duke i lënë ato për një kohë në rreze të diellit me dyer të hapura, derisa motori është i ndezur dhe ventilimi është i lëshuar në maksimum.

Ky proces, sipas Fordit, do të zgjidh problemin e aromës që iu pengon vozitësve në Kinë.

Kompania thotë se ideja erdhi si rezultat i viteve të hulumtimit, por edhe për të shqyrtuar mundësitë e tjera.

Është interesante që, sipas testeve, “era e një makine të re” nuk i shqetëson fare perëndimorët, madje është favorizuar në SHBA.