Një njësi e zjarrfikësve në Britani të Madhe kishte shkuar me shpejtësi drejt një vendi ku ishte ndezur alarmi i zjarrit për të kuptuar se në fakt zëri ishte imitim nga një papagall.
Njësiti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Northamptonshire ka thënë se një sistem monitorues i alarmeve kishte njoftuar se është ndezur alarmi për zjarr.
Zjarrfikësit kur kishin shkuar në vend të ngjarjes kishin kuptuar se sistemi kishte dëgjuar zërin imitues të një papagalli.
“Sigurisht e bëri të gjithë ekipin të qeshte edhe pse ishte alarm fals sepse nuk kishte zjarr në të vërtetë. Ishim të lumtur që pronari dhe dy papagajtë e tij Jazz dhe Kiki ishin shëndosh e mirë”, kanë thënë zjarrfikësit.
Pronari i shtëpisë, Steve Dockerty, 63-vjeçar ka thënë se papagalli i tij Jazz ishte ai që bën zhurmën e alarmit.
-
18 nëntor 2018 11:57
-
Shpërndaje në: