Kuriozitet

Zjarrfikësve u duhet të merren edhe me këso rastesh

Zjarrfikësve u është dashur që t’i ndihmojnë një gruaje pasi që i kishte ngecur dora në guacë tualeti.

Gracie Henderson sapo ishte vendosur në shtëpinë e saj të re kur i ishte bllokuar guaca e tualetit, raporton “Mirror”.

Por ajo ka tentuar që me duar ta hapë atë.

Pasi ajo fut dorën në guacë, dora i ngec në të, dhe i duhet që të thërras zjarrfikësit që ta ndihmojnë.

Zjarrfikësit si duket nuk kanë pasur mundësi tjetër, veç se ta heqin guacën komplet, duke e marrë atë së bashku me Gracien në oborr.

Për më shumë, shikojeni videon: